Udhëtimet fantastike të Armirit

Ky libër u kushtohet fëmijëve të varfër shqiptarë që përballen me jetën e vështirë në familjet e tyre dhe detyrohen të bëjnë punë të rënda, për të mbijetuar.  

Në këtë libër për fëmijë rrëfehet historia e një djali të vogël, rreth 8 vjeç, i lindur në një qytet minatorësh, diku në verilindje të Shqipërisë. Fati deshi që ai të jetonte atje e  të çapitej nga mëngjesi deri në të ngrysur, bashkë me të ëmën e tij, mbi gurët prej ari të atij qyteti.

Mëngjeseve, teksa moshatarët e tij merrnin çantën e librave e niseshin për në shkollë, Armirit i duhej të merrte sendet e nevojshme për në punë. Po, po, për në punë. Një punë që as nuk mund ta merrni dot me mend. Me një kosh në shpinë ai nisej në kërkim të atyre mineraleve që, mbase një ditë, mund të ishin edhe fatalë për të e për bashkëmoshatarët e tij që ndiqnin të njëjtën rrugë si ai. Ndonëse i vogël, ai punonte si një i rritur, kujdesej për familjen për të mbajtur shpirtin e tyre gjallë. Ai nuk kishte kohë të luante me shokët, pasi kohën ia merrte gërmimi në atë shpat mali, ku vuajtja dhe lodhja bëheshin forcë për të ëndërruar për pakëz bukë, një palë rroba dhe, pse jo, një lodër që do ta gëzonte për Krishtlindje. Çapitej i vogli Armir dhe mes çapitjes e zinte gjumi mbi një grumbull gurësh. Qepallat i mbylleshin lehtë dhe ngadalë futej në botën e ëndrrave... 

Detajet rreth librit
Autori Anila Kruti
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Novela

Numri i faqeve 56
Data e botimit Mars 2018
ISBN 9789928235763
Gjuha Shqipe
Libër fizik
300 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune