Shporta juaj është bosh
Kokëboshi në hënë
Kokëboshi është personazhi kryesor i trilogjisë,
Qyteti i luleve, dhe njëkohësisht edhe personazhi më i keq. Ky djalë-shkurtabiq
është i paditur, dembel, i pasjellshëm, mburravec, por, njëkohësisht, kureshtar
dhe me shumë fat.
Pas zbritjes në hënë, Kokëboshi dhe Petulla u veshën me kombinezonet speciale për të bërë një shëtitje te një mal aty pranë. Në një shpellë, Kokëboshi bie papritur në një tunel prej akulli në brendësi të Hënës dhe rrëshqet, i ulur, në një hapësirë nënhënore. Duke zbritur, ai gjendet në bërthamën e brendshme të Hënës, të cilën banorët e saj e quajnë “Tokë”, ku ka një qytetërim shkurtabiqësh të tjerë, por që jetojnë sipas ligjeve kapitaliste. Pikërisht këtu fillojnë edhe aventurat e Kokëboshit në Hënë.
Petulla pasi humbet Kokëboshin kthehet i
vetëm në anijen kozmike...
Kokëboshi në Hënë është një nga tre
librat e trilogjisë Qyteti i luleve të Nikollaj Nosovit. Libri i parë Kokëboshi
dhe shokët e tij është përkthyer tashmë nga Botimet Toena.
Autori | Nikollaj Nosov |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Përkthyesi | Tianda Çuçka |
Kategoria |
Roman Libra të ilustruar 9-12 vjeç Letërsi për adoleshentë |
Numri i faqeve | 480 |
Data e botimit | Tetor 2019 |
ISBN | 9789928277336 |
Gjuha | Shqipe |