Mikeshat e pëllumbit

Duke i lexuar këto rrëfenja, të bëhet sikur të ndjekin dy sy të dashur që të qortojnë, këshillojnë, por butë dhe me dashuri. Nëpër rreshta duket sikur fryn një fllad dashuror prej një mësuesi dhe gjyshi të mirë, që ai e zbulon pak nga pak. Në shenjë janë gabimet njerëzore, për të cilat, mençuria popullore, që në hershmërinë e saj, ka ngritur kode të vlerave shpirtërore, morale, shoqërore dhe estetike. Ai i drejtohet psikologjisë së tyre.

 Gjuha është e thjeshtë, e drejtpërdrejtë, e kuptueshme, diku e hidhur e diku sarkastike, pa një simbolikë të ndërlikuar abstraguese, ndërlikime e ndërthurje të subjekteve. Rrëfimi është i ngrohtë, fjala e zgjedhur godet në zemrën e fëmijës.

Marrëdhëniet ndërtohen në funksion të moralit të fjalës së urtë, që është dhe qëllimi i fundmë i ndërtimit të fabulës.

Detajet rreth librit
Autori Bardhyl Xhama
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Proza

Përralla

Libra të ilustruar

6-8 vjeç

9-12 vjeç

Numri i faqeve 240
Data e botimit Shkurt 2018
ISBN 9789928235701
Gjuha Shqipe
Libër fizik
600 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune