Shporta juaj është bosh
Këngë të Solomonit
“Ikjet nga motivet e
përditshmërisë, kërkimi i formave të reja, krijimi i fjalorit karakteristik të
shenjave, të eliptizmit, braktisja e skematizimit, kthimi kah miti dhe leximi i
poezisë metaforë, tekstit të ngjeshur me mendim, bredhjet në lashtësi, bile
edhe në Lindjen e Largët e që ishin mbulesë në poezi, pasi problemet ishin
shqiptare, fuqizojnë kredon dhe artikulimin e tij prej poeti modern, i cili di
ç’kërkon nga fjala e teksti i tij, çfarë ofron e ç’fsheh, dhe pse është
indiskret.
Të gjitha fshehtësitë poetët e
njemendtë nuk i tregojnë. Lexuesin e shëtisin nëpër fjalë e ide, por nuk ia
tregojnë çelësin. Bejko e çel horizonte të reja dhe e pasuron poezinë shqipe me
forma teknike, duke na treguar se fjala shqipe mund të bëjë mrekullira në dorë
të mjeshtrit.
Të lexuarit të tekstit poetik
të Sadik Bejkos është kënaqësi estetike, emocionuese, me tensionim të lartë të
dramacitetit poetik.”
ALI PODRIMJA
Autori | Sadik Bejko |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Kategoria |
Poezi |
Numri i faqeve | 160 |
Data e botimit | Qershor 2017 |
ISBN | 9789928235695 |
Gjuha | Shqipe |