Shporta juaj është bosh
Kur hëna digjej lart
“... Dje u ndamë. Jetoja me një gënjeshtër. Dashurinë e
kisha ngritur mbi një gënjeshtër. Nuk më fyen aspak nëse dikur, diku, ti ke
pasur një të dashur. Pas viteve ’90, por edhe më përpara, shumë njerëz ‘cipën e
virgjërisë’, qe apo nuk qe, e kishin zgjidhur vetë, në mirëbesim, me
kthjelltësinë e arsyes. Ti s’ma thoshe, por në fakt, thellë-thellë, mburreshe
me atë cipë, sikur ajo të qe një bizhu e shtrenjtë, si diamantet miliardshe në
kurorën e mbretëreshës Elisabetë. Jo, ajo cipë s’ka qenë dhe s’është për mua
një diamant. As një talisman. Ca më pak misteri i mbarsjes së virgjëreshës Mari
me Frymën e Shenjtë. Unë s’jam nga ata që ti ke menduar se jam, duke të kërkuar
një dëshmi virgjiniteti. Por edhe bretkosa mashkull nuk jam. As qifti i erës.
As bufi i natës. Jam një djalë si gjithë të tjerët. Duke të dashur shumë, unë
sakaq të kisha përligjur. Koha vetë përligj. Ajo ‘cipë’ për mua s’është veçse
një konvencion, për disa të tjerë një tabu. Gati një fe. Por ama unë s’mund ta
pranoj dot ‘pacipësinë’ tënde, domethënë më troç cipën e kthyer në pacipësi. U
ndjeva aq keq. I poshtëruar. Një budalla. Po pse? Sepse pikërisht gënjeshtrën
s’mund të ta fal. Unë s’jam katundari, por qytetari. E çmova fjalën tënde si
një vuajtje, qoftë dhe si një ndrojtje. Kaq. Desha të të gjendesha pranë për ta
tejkaluar tronditjen që kishe pasur, Inis. Isha me ty, pa qenë te ti. Kisha një
iluzion në duar dhe ai u thye. Kush e theu, unë apo ti?...”
Autori | Josif Papagjoni |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Kategoria |
Tregime Novela Letërsi shqipe |
Numri i faqeve | 560 |
Data e botimit | Mars 2017 |
ISBN | 9789928235506 |
Gjuha | Shqipe |