Shporta juaj është bosh
Mjetet lundruese në shekuj
Një
libër mbi zhvillimin dhe veçoritë që karakterizojnë mjetet lundruese në shekuj
do të qe i pamundur të realizohej shkencërisht dhe me terminologjinë e veçantë që
karakterizon fushat e ndërtimit dhe lundrimit të mjeteve detare në qoftë se do të më
mungonte përgatitja adekuate profesionale dhe përvoja praktike e nevojshme.
“Mjetet lundruese në shekuj” duket sikur kemi të bëjmë me një temë kryesisht
teknike. Por mjafton të shfletohen faqet e para dhe e kupton që është shumë më tepër se
aq. Në libër pasqyrohet pjesë e historisë njerëzore që lidhet me mjetet detare e që zë
fill nga kohët parahistorike deri në ditët e sotme. Aty tregohet shkurtimisht, por qartë e me
shembuj, se si është zhvilluar jeta njerëzore në vazhdimësi dhe se si, duke kaluar
shekuj, kanë qenë realizuar zbulime e shpikje tekniko-shkencore edhe në fushën e detarisë, të
cilat edhe ato ndikuan në ndryshimin e jetës drejt progresit e përparimit në tërësi.
Ky libër, ashtu si dhe dy librat e tjerë botuar kohët e fundit, është me
përmbajtje enciklopedike, me material e burime historike të shumta dhe interesante, të
cilat ngjallin kureshtje për fushën që trajtojnë. Tema e librit është trajtuar në mënyrë të larmishme, mjaft konkrete dhe
tërheqëse për lexuesin e gjerë. Ajo është shpjeguar me kulturë, me gjuhë teknike të qartë, rrjedhshëm, me nivel profesional dhe në formë shkencore divulgative, çka do të krijojë
kënaqësi gjatë leximit për çdo kategori lexuesish.
| Autori | Niko Gjeçi |
|---|---|
| Shtëpia botuese | Botimet Toena |
| Kategoria |
Studime |
| Numri i faqeve | 232 |
| Data e botimit | Gusht 2017 |
| ISBN | 9789928235995 |
| Gjuha | Shqipe |
































