Shporta juaj është bosh
Rrëfenjat e një viti
Një kontribut i vyer i këtij libri është galeria mjaft e
pasur e personazheve, skicimi dhe vizatimi i tyre pa “lëndë të tepërt”, të
cilat vijnë nga kohë, rrethana e ngjarje të ndryshme, përmes kaleidoskopit të
autorit. Mbi të gjitha, duhet të vënë në spikamë lindja dhe rritja e autorit
nga një subjekt te tjetri, edukimi i vetvetishëm e shpesh i papritur e qesharak
me njohuritë më fillestare për botën që e rrethon në tërësi, të cilat i
përcjell me një humor të këndshëm, duke mbërritur në një kulminacion si te
subjekti tregimtar “Gjatë ardhjes në jetë u betova për moskthim” etj.Vetë
titujt e subjekteve mund të lexohen si sytha a kapituj të një romani a novele
të gjatë, me protagonistë kryesisht autorin e mjaft prej bashkëfshatarëve të
vet.
| Autori | Skënder Hysenaj |
|---|---|
| Shtëpia botuese | Botimet Toena |
| Kategoria |
Tregime Letërsi shqipe |
| Numri i faqeve | 264 |
| Data e botimit | Janar 2017 |
| ISBN | 9789928235299 |
| Gjuha | Shqipe |
































