Ditari i një pabesie

Një roman kushtuar kohës, zvetënimit, kujtimeve, dashurisë dhe pabesisë, që luhatet midis së tashmes dhe së shkuarës.
Jorgo Dhukareli, arkeolog dhe pedagog në Universitetin e Athinës, kthehet në ishujt e Cikladheve të Vogla njëzet vjet pas gërmimeve arkeologjike, të cilat e bënë të famshëm dhe ndryshuan përgjithmonë jetën e tij personale dhe profesionale. Tashmë Dhukarelit i duhet të bëjë edhe një gërmim tjetër, por këtë herë në thellësi të shpirtit të tij. Duke u endur në ato vende ku jetoi dhe punoi dikur, midis kujtimeve, nëpër fijet e padukshme që e lidhin me tri gra, nga lashtësia, nga e kaluara e afërt dhe nga e tashmja, nën diellin e detit Egje, midis shkëmbinjve, në atë tokë jopjellore, në atë det dhe kaltërsinë e tij të paanë, Dhukareli do të përpiqet të vendosë rregull në jetën e tij dhe të sjellë përsëri ndër mend ngjarjet që u zhvilluan në atë stinë vere - përcaktuese për jetën e tij. 

Detajet rreth librit
Autori Emilios Solomou
Shtëpia botuese Botimet Toena
Përkthyesi Kristo Pulla
Kategoria

Roman

Letërsi e huaj

Numri i faqeve 320
Data e botimit Shtator 2015
ISBN 9789928205315
Gjuha Shqipe
Libër fizik
1400 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune