Të gjithë premtojnë Parisin

“Të gjithë premtojnë Parisin”, është romani i fundit i shkrimtarit dhe përkthyesit Nasi Lera, një shkrimtar që në këto vite ka provuar me forcë se krijimtaria e mirë letrare është në përputhje me heshtjen fisnike të autorit dhe me të kundërtën e zhurmës spekulative që mbizotëron sot letrat shqipe. I shkruar si historia e një vajze që ka marrë pjesë në një reality show (kështjellari) dhe e dashurisë së saj me shkrimtarin e vetmuar që përpëlitet të shkruajë romanin e vet - një alter ego i vetë autorit - romani kthehet gradualisht në historinë e patreguar të tmerrit të realitetit shqiptar, të denatyralizimit të këtij realiteti: personazhet, të gjithë së bashku, kushtëzojnë fatin tragjik të karaktereve të romanit. Më tepër se në romanet paraardhës të Nasi Lerës, “Të gjithë premtojnë Parisin” është shkruar nën një kontroll të admirueshëm artistik, qoftë edhe një fjalë e vetme nuk është e tepërt. Karakteret zhvillohen, nuk tregohen. Gjuha është poetike, por kjo nuk e pengon autorin të tregojë tmerre të vërteta. Në të kundërtën, poetikja e prozës e bën brutalitetin më të dukshëm. Dialogu duket se është dhe mjeti më i fuqishëm shprehës i autorit. Një roman i plotë, tronditës, bashkëkohor, tragjik, një simfoni pa asnjë notë të vetme false...

Detajet rreth librit
Autori Nasi Lera
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Romancë

Roman

Bashkëkohorë

Letërsi shqipe

Numri i faqeve 288
Data e botimit Qershor 2015
ISBN 9789928427137
Gjuha Shqipe
Libër fizik
1000 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune