Çamët myslimanë të Epirit

Mbi dhjetë vjet kanë kaluar nga botimi i parë në gjuhën greke i librit që keni në duar, vite të pasura në zhvillime për sa u përket marrëdhënieve greko-shqiptare dhe, veçanërisht, frytdhënëse për afrimin midis dy popujve. Në këtë periudhë, dy palët kanë bërë përpjekje serioze për një qasje të re, shkencore, të çliruar nga stereotipat dhe ngërçet e së kaluarës, për shumë çështje që karakterizuan rrugëtimin historik të grekëve dhe të shqiptarëve në epokën moderne, midis të cilave edhe atë të çamëve që jetuan në Epirin grek deri në fund të Luftës së Dytë Botërore. Nëpërmjet punimeve të historianëve në nivel ndërkombëtar, janë bërë të njohura më shumë ngjarje, ekzistojnë mundësi më të mëdha për një qasje tërësore dhe për një kuptim më të plotë të zhvillimeve që shënjuan vendimet dhe zgjedhjet që bënë njerëzit, të cilët ose ishin protagonistë, ose thjesht i përjetuan ato ngjarje. Nga ky këndvështrim, botimi i parë në gjuhën greke i librit, ia arriti plotësisht qëllimit të tij, të shërbejë domethënë, si pikënisje për një dialog të mbështetur në prova e dokumente, rreth një teme të rëndësishme historike e cila është injoruar për shumë dhjetëvjeçarë. Përkthimi i tij në gjuhën shqipe do të krijojë mundësinë që të bëhen të njohura edhe për publikun shqiptar, ato konkluzione që rezultuan nga kërkimi shkencor. Fakti se historiografia e mëvonshme shtoi edhe shumë informacione të tjera dhe plotësoi shumë prej boshllëqeve në kujtesën e bashkëkohësve, nuk besoj se ul sadopak rëndësinë e këtij libri. Prandaj do të dëshiroja të falënderoja ngrohtësisht Shtëpinë Botuese “Toena” për nismën e saj, e cila krijon mundësi të reja për zhvillimin e diskutimit shkencor.

Detajet rreth librit
Autori Eleftheria Manda
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Histori

Studime

Me temë historike

Numri i faqeve 352
Data e botimit Shkurt 2015
ISBN 9789928427717
Gjuha Shqipe
Libër fizik
1000 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune