Shporta juaj është bosh
Histori në polifoni
Bota
poetike e këngës së Muhamet Tartarit me frymëzimet e veta brilante, shpalos ndjenja
e përjetime të fuqishme mbi bëmat dhe historinë e shqiptarëve, prijësat dhe
kryetrimat e saj si: Zenel Gjoleka, Hodo Nivica, Sali Murati, Rrapo Hekali,
Tafil Buzi, Nase Beni, Hysen Çino, Azem Sulo, por në mjaft vargje zbulohet edhe
shpirti i tij i thellë lirik. Mjaft prej këtyre këngëve ende bëjnë një jetë të
gjallë folklorike, ato këndohen nëpër dasma e gëzime familjare, nëpër koncerte
e festival të ndryshme, edhe poeti mbetet anonim.
Në
këngët lirike të dashurisë, poeti popullor Muhamet Tartari, me frymëzimin e tij
të thellë krijoi një cikël të tërë si: “O çoban që mposht stuhinë”, “Moj kuarca
gushëbardhë”, “Syzeza nishan me pika”, “Minushe vetull kabule”, “Moj e vogëla
si ari”, “Do kaptoj male dhe dete”, “Gushëbardha - vetullhënë” e të tjera, të cilat
gjetën përhapje edhe në dasma e ceremoni festive. “Mjeshtri i Madh” Muhamet
Tartari, në zhvillimin dhe pasurimin e polifonisë labe ka dhënë një kontribut
të veçantë edhe me ringjalljen e valles karakteristike të Vranishtit. Duke u
mbështetur në traditën e kësaj valleje në vendlindjen e tij, ai e çoi më tej
atë, përplasja e këmbëve fort në tokë, u jep vargjeve të kënduara një jehonë
përcjellëse. Lëvizja e këmbës në formën e një shpate të mprehtë majtas e
djathtas, shoqërohet edhe me rrotullimet valltarëve virtuozë. Këmbëngulja e
këtij mjeshtri të polifonisë labe, bëri të mundur edhe kërcimin e valles së
kënduar duke ecur në gjunjë, e cila shoqërohet edhe me kërcimin e befasishëm të
valltarëve.
Autori | Muhamet Tartari |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Kategoria |
Poezi Studime Ese Letërsi shqipe |
Numri i faqeve | 256 |
Data e botimit | Tetor 2020 |
ISBN | 9789928327178 |
Gjuha | Shqipe |