Shporta juaj është bosh
Grua
Dr. Zoje Jakaj ka marrë përsipër një punë jo të
lehtë: ajo e ndan veprën e saj në disa kapituj e në disa pjesë, ku në pjesën e
parë zë një vend të rëndësishëm historiku i feminizmit botëror, valët e
ndryshme të tij e më pas kalon në analizën e gjendjes së gruas në Shqipëri, në
të kaluarën dhe sot. Unë, shkruan ajo, nuk e kam parë të arsyeshme të përdor
feminizmin si një mburojë duke shpjeguar më tej, me arsyetime të shumta se si
feminizmi nuk është një armë kundër burrave, por një mjet për të arritur
barazinë me burrat, në shoqëri të mbizotëruar - jo vetëm shqiptare - nga
kultura mashkullore. Dhe shfaqin shumë interes këto pjesë të librit, të cilat
janë si një uverturë ku shtjellohet ecuria e feminizmit, qoftë në botë a qoftë
dhe në Shqipëri, për të hyrë pastaj në hollësi të shumta, konkretizuese, në
shembuj frymëzimi, në problematika të ndryshme.
Autori | Zoje Jakaj (Xhoi) |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Kategoria |
Histori Letërsi shqipe |
Numri i faqeve | 368 |
Data e botimit | Tetor 2020 |
ISBN | 9789928327208 |
Gjuha | Shqipe |