Shporta juaj është bosh
Era e brishtë e jugut
Poezia e Llesh Murranit vjen si një
surprizë e këndshme. Pasi ke lexuar poezinë e parë, për më tepër po të kesh
lexuar dy-tre poezi, të lind dëshira t’i lexosh të gjitha, të mos e lëshosh më
librin nga dora. Është si ajo puna e verës së mirë kur pasi ke provuar një gotë
të lind dëshira ta përpish gjithë kanën.
Në thelb, poezia e Lleshit është
një poezi e mirëfilltë meditative. Ajo kërkon që kudo dhe te kushdo të kërkojë
dhe të gjejë njerëzoren. Poeti, ashtu si Diogjeni në Greqinë e lashtë, heton,
endet nga të gjitha anët, ose në të gjitha veprimet e njeriut, të gjejë të bukurën,
njerëzoren. Kur e gjen, entuziazmohet si fëmijë dhe nuk e fsheh dot gëzimin,
bërtet për ta trumbetuar dhe propaganduar te çdo njeri në të gjithë botën. Kur
nuk e gjen nuk trishtohet, por fillon prapë kërkimin. E gjithë rruga poetike e
Lleshit është një udhëtim pa fund për të gjetur të bukurën, njerëzoren.
Autori | Llesh Murrani |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Kategoria |
Poezi Letërsi shqipe |
Numri i faqeve | 112 |
Data e botimit | Nëntor 2020 |
ISBN | 9789928327215 |
Gjuha | Shqipe |