Shporta juaj është bosh
Oksimoron
Maklena Nika shfaqet si një ndjeshmëri piktoreske në realitetin e poezisë shqipe. Ajo ka një reagim ndaj ngjyrës (blu, e bardhë, e kadifenjtë, gri), dritës, hijeve dhe reflektimeve plurale brenda së njëjtës brendi.
Do të dalloja tregimin hyrës “Blu” mbi vetminë, ku ajo përshkruan disa variacione vetmish (vetminë e mërzisë, vetminë e trishtimit, vetminë e nostalgjisë, vetminë e ekzistencës, vetminë e vdekjes) brenda vetmisë së saj, të cilat janë aq të ndryshme, deri të kundërta. Pluraliteti i subjektit të saj të mahnit, dhe kjo shfaqet si atribut i objektit të saj poetik. Të njëjtën veti pashë në poezinë e saj rreth dritës: drita e egos, drita e dritës, e ideve, etj (ka ditë / plot dritë e ajër e ngjyrë / ka ditë të diellta e të kthjellta / me kurora të dafinta apo gdhend dritën në ëndrrat e mia).
Kultura shfaqet si nëntekst në metaforën e kësaj poezie. Mediumi - (tjetri) - për përftimin e vetes. Dhe mendimi, bashkë me kufizimin shfaqet si i vetmi lokacion i qenies. Kjo poezi, disa herë e thellë, disa herë prezente, disa herë e njeh frikën, por edhe autoritetin e frikës së vdekjes. Por, në patosin e saj të padukshëm ajo mbetet thellësisht feminine dhe vetëperceptive, thuajse të qenët autentik me ndjenjën është e vetmja përjetësi e qenies simbolike. Pluraliteti i ndjeshmërive për të njëjtin objekt ndjesor, është edhe vetia më origjinale që unë zbuloj në poezinë e krijueses Maklena Nika. Ky është vëllimi i dytë me krijime i autores, së cilës i uroj një takim sa më të ngrohtë me lexuesin.
Autori | Maklena Nika |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Kategoria |
Poezi Letërsi shqipe Libra të rinj |
Numri i faqeve | 128 |
Data e botimit | Nëntor 2020 |
ISBN | 9789928327529 |
Gjuha | Shqipe |