Ndjekësi i trenave

“Ndjekësi i trenave” është një roman thellësisht psikologjik, i realizuar me mjeshtëri nga autorja. Realizmi i thellë gërshetohet me metaforën e trenave të Bohemit dhe me përjetimin e tij surrealist të vuajtjes, po edhe me lirizmin e personazhit të Valzës.

Ky subjekt rrëfehet me një narracion të ngjeshur, me ritëm të ngadalësuar, si për të ndjekur përditshmërinë, që është dhe një mjet artistik i autores, për të përcjellë të gjithë zhbirimin psikologjik që iu bën personazheve të saj, çast pas çasti. Të tri personazhet janë mjaft origjinale, të skalitura dhe të thella. Veprimet që kryejnë janë në koherencë me karakterin e tyre dhe me rrethanat ku ndodhen dhe gjithçka që ndodh ka një rrjedhë të natyrshme dhe logjike.

Detajet rreth librit
Autori Ajmone Sumaj Salihu
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Roman

Me temë shoqërore

Motivues

Sentimentalë

Letërsi shqipe

Libra të rinj

Numri i faqeve 496
Data e botimit Mars 2021
ISBN 9789928327703
Gjuha Shqipe
Libër fizik
900 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune