Shporta juaj është bosh
Të jetosh me lajmin, të rrezikosh për të vërtetën
Gjithçka nisi 60 vite më parë. Nuk e di nëse ishte një ëndërr, apo ndjenjë që ngacmonte instinktin e zgjimit dhe më ushqente dëshirën për të mbërritur atje... Isha shumë i ri, dhe jo me shkollë gazetarie, por kj nuk do të më pengonte të ecja pa u ndalur në rrugën që më çoi atje, në dyert e këtij profesioni kaq të bukur. Gazetarët, në sytë e mi, ishin vetë ndershmëria dhe e vërteta, njerëz ku bashkohen vlerat me virtytin. Ishte kjo shtysa pse gazetaria u bë dhe mbeti, vokacioni i madh i jetës sime. Ndaj kurrë nuk kam dashur të jem tjetër veçse gazetar. Gjithnjë vetvetja, duke mos bërë, në asnjë rast, kompromis me të vërtetën.
| Autori | Panajot Zoto |
|---|---|
| Shtëpia botuese | Botimet Toena |
| Kategoria |
Politikë |
| Numri i faqeve | 176 |
| Data e botimit | Qershor 2021 |
| ISBN | 9789928348135 |
| Gjuha | Shqipe |
































