Shporta juaj është bosh
Ishulli
Ishulli i vogël i Spinalongës ka qenë gjithmonë aty, prej shumë e shumë kohësh, aty përballë ishullit të madh të Kretës, i vogël dhe ftues. Historia e tij dhe e banorëve që e populluan atë gjatë gjysmës së parë të shekullit të 20-të, histori së cilës i kushtohet ky roman, është sa e pabesueshme aq edhe e vërtetë, e dhimbshme, shenjësuese, tronditëse, frymëzuese dhe e papërsëritshme. Spinalonga ishte ishulli i lebrozëve, të përjashtuarve nga komuniteti i njerëzve të shëndetshëm, që detyroheshin nga shoqëria e asaj kohe të jetonin aty për shkak të sëmundjes së tyre të tmerrshme, të izoluar, të përbuzur, të tmerruar nga fundi i pashmangshëm. Pikërisht ky ishull dhe banorët e tij të stigmatizuar janë kryesisht në qendër të ngjarjeve të këtij romani. Historia e tyre e mahnitshme, dëshira dhe dashuria e tyre për jetën, betejat e tyre të përditshme të vogla e të mëdha, ambiciet njerëzore, dashuritë e lindura mes dëshpërimit dhe shpresës janë në thelb indet e kësaj proze që të mrekullon në çdo faqe të saj. Eleni, Maria, Ana, Jorgji, Dhimitri, Manoli, Sofia, Andoni, Fotinia, Aleksis janë personazhe të ndërtuara me aq mjeshtëri nga autorja britanike Victoria Hislop, sa herë-herë të duket sikur ajo ka lindur e ka jetuar në Kretë gjithë jetën e vet. Fuqia e artit të saj të shkruar të prek në ndjenjat më të thella të njerëzore, të injekton pendesë, humanizëm, optimizëm, shpresë e mbi të gjitha të bën të jetosh në detaje kalvarin e një komuniteti njerëzish të përjashtuar nga shoqëria por që ditë të jetonin e të vdisnin plot dinjitet të përligjur. Një roman epope, që herët a vonë, kam bindjen se nuk do ta lini pa lexuar.
Autori | Victoria Hislop |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Përkthyesi | Platon Pulla |
Kategoria |
Roman Bashkëkohorë Letërsi e huaj |
Numri i faqeve | 424 |
Data e botimit | Prill 2014 |
ISBN | 9789928427144 |
Gjuha | Shqipe |