Vargjet e pathëna

Ardhsh i bardhë lexues i këtij udhëtimi pa kohë e hapësirë!

Ti i djeshmi ja ku je sot, ti që do të vish, bëhu e sotme. Nuk është aq fort e lehtë që vetja të rreket t’i përqaset shkrimit pa prekur më parë praninë e një shpirti. Ja kështu mori udhë e nisi udhëtimi im poetik, nga tymnaja e madhe e botës, tek supet e mbledhura të një gjysme të pagjetur. Një gjysme që nuk rreket medoemos të presë, e që as nuk ngurron të kthehet andej nga vjen vala e heshtur poetike që është sa e imja, e jotja lexues. Mik që do të vish në këtë lexim, sikur të ishte poezia udha, ti padyshim do të mendoje për të gjithë hapat që do të hidhje në të. E për këtë, ti duhet të mbathësh thembrat e durimit me gotën e jetës e të çasteve të saj para vetes. E pastaj të mendosh se dikush, në një cep të botës të takon në rreshtat ende të pathënë, të pabërë, të vetes tënde të shpërhapur në një ajër, i cili është sa vetëm i yti, edhe i së tërës. Dhe e tëra na përmbledh tek paqja e fjalës, e cila ishte e para, e cila do të jetë e fundit. Por poezia e pakohëson fjalën, qëllimi i vetëm i së cilës është zbulimi i zemrës. Ja, mendo lexues i shtrenjtë, mbaj frymën e pyet përse i duhet zemrës, poezia? Ja, kështu të them dhe unë: sepse zemra është thuajse e vetmja, në mos e vetmja gjë që i duhet poezisë. Është vetë kjo e fundit.


Autori

Detajet rreth librit
Autori Lulëzim Beshaj
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Poezi

Numri i faqeve 144
Data e botimit Tetor 2021
ISBN 9789928348432
Gjuha Shqipe
Libër fizik
1200 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune