Melhem

Puthmë si dallga e detit,

kur përplaset ndër brigje,

e shkuma e saj duket si meringë.

Puthmë me zjarrin e pyjeve,

e fryma të ndalet në buzë,

ku gjuhët lëngëzojnë,

e goja dridhet si emocion.

Rrëmbemë mes krahëve të tu

ku të ndiej rrahjen e shkuljes së zemrës.

Rrotullomë si i marrë nëpër dhomë

ku të ndihen të qeshurat e ulërimat tona si jehonë.

Puthmë ndër mure përplasur me dëshirë,

afsh e pasion,

më rrëmbe pranë vetes,

si një fitimtar në betejë!

Puthmë si etja për ujë,

si oshtimë që maleve depërton.

Puthmë si mirazhe me gishtat nëpër flokë,

puthmë si orët e fundit të jetës,

me duart në mishtë e mi e vështrimin vuajtës,

se nuk do të më shohësh më.

Puthmë ti me të gjitha ngjyrat e jetës e falmë

dashuri.

Puthmë ti, veç ti!

Detajet rreth librit
Autori Linda Dervishi
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Poezi

Letërsi shqipe

Libra të rinj

Numri i faqeve 224
Data e botimit Tetor 2021
ISBN 9789928348227
Gjuha Shqipe
Libër fizik
1000 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune