Shporta juaj është bosh
Portret i turbullt
Mbrëmë pashë një
ëndërr:
Takime me njerëz të
njohur e të panjohur,
Lëvizje pa zë, iluzione
vizive,
Imitime skenarësh
reklamash televizive,
Unë në një makinë që më
sjell tek ti,
Ti në një plazh
Ne që duhemi.
Gjërat që fshehim nga
syri i botës,
Në një vend të
braktisur fshehim fëlliqësitë e trupit,
Ti pastaj zbret me
kërcime të hareshme,
Deti është i egër, i
frikshëm dhe i bukur,
Ti humbet dhe lodron në
dallgët e turbullta,
Unë zhytem dhe zgjohem
i trembur.
Nuk e kuptoj.
Autori | Edison Xhakoni |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Kategoria |
Poezi Sentimentalë Letërsi shqipe |
Numri i faqeve | 120 |
Data e botimit | Korrik 2020 |
ISBN | 9789928277947 |
Gjuha | Shqipe |