Gjinekologjia

Në librin “Gjinekologjia” trajtohen gjerësisht problemet e diagnostikimit, mjekimit e masat profilaktike për sëmundjet gjinekologjike, por, gjithashtu, autori kalon dhe në interpretime e shpjegime të disa problemeve sociale, madje edhe psikologjike.
Materiali është ndërtuar me një logjikë progresive të rrjedhshme dhe i përshtatshëm për çdo problem në veçanti.
Rëndësi e veçantë u kushtohet problemeve aktuale e të rëndësishme, siç janë: sëmundjet seksualisht të transmetueshme - SIDA, probleme të onkologjisë, higjienës dhe profilaksisë.
Materiali është grupuar në gjashtëmbëdhjetë kapituj, duke filluar nga të dhënat anatomike të organeve gjenitale femërore, të jashtme dhe të brendshme.
Në përgjithësi, të dhënat e përshkruara në libër, si ato të anatomisë dhe të fiziologjisë, shoqërohen me fotografi, tabela dhe grafikë të ndryshëm, të cilët ndikojnë pozitivisht në të kuptuarit të fenomeneve të ndryshme gjinekologjike.
Çdo problem i paraqitur në këtë libër është trajtuar në mënyrë dinamike, funksionale dhe i mbështetur mbi njohuritë e reja e bashkëkohore.

Detajet rreth librit
Autori Apostol Lira
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Studime

Numri i faqeve 512
Data e botimit Nëntor 2013
ISBN 9789994319299
Gjuha Shqipe
Libër fizik
3000 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune