Rrëmbimi

Nuk është produkt i një fantazie, që truri i njeriut mund të prodhojë në rrethana të caktuara të jetës së tij. As rrekje për të falsifikuar një ngjarje a ndodhi, prej nga kërkohet çfarëdolloj përfitimi. Është një histori reale, e dhimbshme, e atyre viteve kur shqiptarët, në përpjekje për të harruar bëmat e diktaturës komuniste, ëndërronin demokracinë dhe Europën. Është një histori torturash të regjistruara në kujtesën e tij dhe, ku hera-herës, i sillen si fantazma në mbushje të hapësirave boshe të ditëve dhe netëve pas atij makthi disaditor, ku jeta bënte llogari me vdekjen. I kërkuan të depononte për fantazira, si çështje që shërbimi sekret i 5-vjeçarit të parë postkomunist, kishte për lëndë të parë të dosjes hetimore ndaj “grupit të strukturuar”, që synonte “përmbysjen e regjimit”.

Detajet rreth librit
Autori Panajot Zoto
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Roman

Numri i faqeve 160
Data e botimit Janar 2020
ISBN 9789928277800
Gjuha Shqipe
Libër fizik
600 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune