Inspektori K

U ngritën dhe lëvizën nëpër dhomë, duke bredhur vështrimin në muret dhe tavanin ku dalloheshin lehtë blanat. Gëlqerja, me të cilën dhoma ishte lyer, ia kishte lënë vendin njollave ngjyrë balte. Iu afruan dritares dhe tretën shikimin tej fushave të mbjella. Dielli ishte fshehur poshtë kodrave në horizont, diku larg në bregdet, duke idhënë qiellit një dritë të trëndafiltë. “Sa bukur!”, thanë një zëri dhe shtrinë duart si për ta kapur atë dritë të veçantë që i puthte. Ishin në simbiozë me atë dukuri, puthjen e së cilës do ta ndienin në një përqafim të gjatë.

Detajet rreth librit
Autori Panajot Zoto
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Roman

Numri i faqeve 128
Data e botimit Janar 2019
ISBN 9789928327062
Gjuha Shqipe
Libër fizik
500 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune