Gandi II - Filozofia dhe feja - Gandizmi

Nga urtësia e Gandit

 

- Në fillim të injorojnë, më pas të tallin,  pastaj të luftojnë dhe, më në fund - ke fituar!
- I jam përkushtuar vetëm së vërtetës. Nuk i bindem askujt, përpos së vërtetës.
- Shpresoj se çlirimi i vërtetë do të vijë jo atëherë kur disa prej nesh të marrin fuqinë, por kur të gjithë ne do të kemi mundësi dhe kurajë t'i kundërshtojmë ata që abuzojnë me fuqinë, kur t'i bëjmë masat të ndërgjegjshme për mundësinë dhe të drejtën që kanë për të rregulluar dhe për të kontrolluar autoritetin.
- Është bindja ime se askush nuk e humb lirinë, përveçse nga dobësia e tij. Asnjë tiran nuk ka mundur të arrijë qëllimin, pa marrë me vete edhe viktimën, qoftë edhe me forcë.
- Habitemi me zbulimet e mahnitshme në fushën e dhunës. Por, këmbëngul se, zbulime më të paimagjinueshme dhe, në dukje, më të pamundshme, do të kryhen në fushën e mosdhunës.
- Ekonomitë që lëndojnë mirëqenien morale të individit apo të vendit, janë imorale dhe, prandaj, edhe mëkatare.
- Gjatë historisë, rruga e së vërtetës dhe e dashurisë ka fituar. Ka pasur tiranë dhe vrasës që për njëfarë kohe janë dukur të pamposhtshëm, por, në fund, ata gjithnjë kanë rënë, gjithnjë.
- Ju duhet të kultivoni shpirtin e lirisë përpara se ajo të vijë fizikisht. Zinxhirët e skllavit këputen në çastin kur ai e konsideron veten të  lirë.
- Kam vërejtur se,  pothuaj gjithnjë, sa më i madh të jetë grumbullimi i pasurisë, aq më e madhe është pafytyrësia morale e atij që e ka grumbulluar atë pasuri.
- Nuk ju kërkoj të thyeni skllavërinë e qeverisë sot, për t’u bërë  skllevërit  e mi nesër.
- Mosbashkëpunimi me të keqen është po aq detyrë sa dhe bashkëpunimi me të mirën.

Detajet rreth librit
Autori Ilir Hashorva
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Histori

Me temë historike

Biografi

Numri i faqeve 328
Data e botimit Mars 2012
ISBN 9789994316670
Gjuha Shqipe
Libër fizik
1200 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune