Gandi III - Analiza dhe komente për Gandin dhe Gandizmin

Si përfundim të këtij studimi prej tri pjesësh, në të cilin në pjesën e parë kemi parë jetën e Gandit dhe në pjesën e dytë filozofinë dhe fenë e tij, studim që nisi diku aty nga viti 2003 dhe përfundoi në vitin 2012, pra që zgjati afro 10 vjet, natyrisht, jo duke punuar vetëm për të, por herë pas here duke e plotësuar, korrigjuar e saktësuar. Ilir Harshova në këtë pjesë të tretë dhe të fundit jep disa komente e analiza në formë esesh për Gandin dhe gandizmin, për të vënë në pah anë të veçanta të personalitetit, karakterit dhe botëkuptimit të tij.
Kujdes i veçantë i është kushtuar krahasimit të gandizmit me rryma të tjera politike e filozofike botërore të kohës dhe, sidomos, rolit që mund të kishte pasur ushtrimi i gandizmit në Shqipëri në uljen e tiranisë komuniste, në dhënien e një fytyre më njerëzore komunizmit, në daljen e shqiptarëve dhe, sidomos, të intelektualëve nga komunizmi ballëlartë e jo kokulur, arsyet se përse këto nuk ndodhën, si dhe për të vënë në dukje edhe disa të meta tradicionale dhe disa që vihen re në kohën e sotme, të cilat na lejojnë të kuptojmë më mirë edhe sjelljet në periudhën komuniste.

Detajet rreth librit
Autori Ilir Hashorva
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Histori

Me temë historike

Biografi

Numri i faqeve 312
Data e botimit Nëntor 2012
ISBN 9789994318452
Gjuha Shqipe
Libër fizik
900 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune