Shporta juaj është bosh
ANTISEMITIZMI nga zanafilla fetare, te holokausti racist
Antisemitizmi është paragjykimi kolektiv më i hershëm në histori. Forca e tij, zotësia e tij për të mbijetuar, është e pashpjegueshme. Jo vetëm në lashtësi, por edhe në kohët moderne, argumentet antisemite janë krejt irracionale. Të gjithë antisemitët janë të bindur se hebrenjtë janë lakmitarë e të pangopshëm, se janë të vendosur për të arritur dominim mbi të tjerët dhe për të drejtuar punët e botës. Antisemitët i akuzojnë hebrenjtë njëkohësisht për të njëjtat gjëra, që janë dhe që s’janë. Ata i akuzojnë se janë shumë të pasur dhe se janë shumë të varfër, se janë shumë nacionalistë dhe se janë shumë kozmopolitë, se janë shumë fetarë dhe se janë shumë shekullarë.
Eli Vizel
Autori | Ilir Hashorva |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Kategoria |
Histori Me temë historike |
Numri i faqeve | 416 |
Data e botimit | Maj 2022 |
ISBN | 9789928348722 |
Gjuha | Shqip |