I dyshuari X


Pas divorcit nga një burrë i dhunshëm, Jasuko rrit e vetme vajzën e saj, Misaton, duke u munduar të rifillojë një jetë të pavarur dhe larg gabimeve të së shkuarës. Kur ish-burri i saj i vjen në shtëpi për t’i kërkuar para, duke kërcënuar atë dhe vajzën e saj, Jasuko humb kontrollin dhe e vret duke e mbytur me një kabllo. Por dikush i ka dëgjuar të gjitha: Ishigami, fqinji i saj, një profesor matematike, i cili vetofrohet t’i ndihmojë të dyja gratë sipas një plani të denjë për profesionin e tij, duke mos i lënë asgjë rastësisë.
Si në një lojë shahu ku çdo lëvizje është një vëzhgim i hollë i psikologjisë së kundërshtarit, romani “i dyshuari X” është një thriller me një suspensë dhe një finesë unike.

Detajet rreth librit
Autori Keigo Higashino
Shtëpia botuese Botimet Toena
Përkthyesi Bisej Kapo
Kategoria

Roman

Bashkëkohorë

Thriller

Letërsi e huaj

Numri i faqeve 336
Data e botimit Qershor 2022
ISBN 9789928348685
Gjuha Shqip
Libër fizik
1000 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune