Shporta juaj është bosh
Bashkekzistencë - paqja, natyra, varfëria, terrorizmi, vlerat
Bashkekzistenca ka qenë elementi përbërës bazë i jetës së njerëzimit, që nga agimi i historisë së tij. Fillimisht në grupe të vogla - familje, fise - më vonë në komunitete më të mëdha - kombe, popuj - dhe gradualisht në shtete, perandori shumëkombëshe ose federata shtetesh në kontinente të ndryshme. Nevoja e njeriut për të komunikuar, për të parë qeniet e tjera njerëzore, për të krijuar “lidhje” me ta, ishte jetësore. Por, njëkohësisht, ishte një avantazh i përkryer, që shumëfishon mundësitë e individit, të grupit dhe të popullit, dhe që orienton drejt bashkekzistencës së tyre krijuese.
Të bekuar qofshin të gjithë ata që punojnë për:
- paqen në vendin e tyre dhe kudo në botë ku paqja kërcënohet,
- respektin me vepra ndaj mjedisit natyror,
- kufizimin deri edhe në zhdukje të varfërisë,
- luftën ndaj dhunës dhe neutralizimin e terrorizmit,
- mbizotërimin e vlerave shpirtërore, që kulmojnë me dashu-
rinë.
Lum ata që përpiqen për bashkekzistencën harmonike në ambientin e tyre, në vendin e tyre, në mbarë botën.
| Autori | † ANASTASI | 
|---|---|
| Shtëpia botuese | Botimet Toena | 
| Përkthyesi | Vangjel Dule | 
| Kategoria | Libra të rinj | 
| Numri i faqeve | 168 | 
| Data e botimit | Tetor 2020 | 
| ISBN | 9789928327680 | 
| Gjuha | Shqip | 
 

































 
  
                                             
                             
                             
                             
                                                                 
                                                                 
                                                                 
                                                                 
                                                                 
                                                                 
                