Sfinga e gjallë

"Sfinga e gjallë" është pararendëse e metateatrit në dramaturgjinë dhe teatrin shqiptar. Ajo është ikonoklastike në trajtim: gjakmarrjen e sheh si krim. Formalisht fragmentarizon kompozicionin dramatik, duke injoruar shkaqet dhe duke u fokusuar në pasojat. Personazhet aty janë figura të vetëdijshme për rolin që duhet ta luajnë në skenë, sepse janë mishërim i miteve, legjendave dhe i teksteve të ndryshme. S nga e gjallë është dramë që ruan shenja nga teatri antik (mythos, ethos, pathos, katharsis), nga teatri mesjetar (binomi: e mira, e keqja; e bardha, e zeza), nga teatri i Rilindjes europiane (Mukaili si Lolo, Kabili si Riçardi), nga teatri neoklasik (arsyeja, qartësia, karakteri konstant), nga teatri romantik (përzierja e llojeve teatrale), nga teatri modernist (funksionalizimi i dekorit dhe i rekuizitave, simbolizmi skenik, vallëzimi, përzierja e teknikave) dhe inkuadrohet natyrshëm në teatrin postmodernist ku, sipas sloganit të tij të njohur, gjithçka lejohet.

Detajet rreth librit
Autori Rexhep Qosja
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Drama

Numri i faqeve 156
Data e botimit Nëntor 2022
ISBN 9789928376343
Gjuha Shqip
Libër fizik
700 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune