Hije në shtratin e mortit

Ky roman e merr temën nga veprimtaria kriminale e trafikantëve shqiptarë të qenieve njerëzore, e cila, veçanërisht në periudhën e viteve 1995-2005 pati dhe “lulëzimin” e kulmin e saj, duke trafikuar vajza të reja e të paditura në vendet fqinje e nëpër Europë, aq më tepër që në atë kohë si dukuri ishte diçka e panjohur për shoqërinë shqiptare dhe informacioni që erdhi më vonë ishte gjithashtu i pakët. Lindita, e cila ka pësuar një fatkeqësi në jetë bie pre e një grupi kriminelësh, të cilët, duke e parë pa asnjë mbrojtje synojnë ta shfrytëzojnë për dy qëllime: të munden t’i heqin fëmijën që ka në bark, që ai të mos trashëgojë pasuritë e të atit dhe, pas kësaj ta përdorin në rrjetet e prostitucionit jashtë vendit, duke qenë gjithnjë tutorë të saj, për të nxjerrë fitimet e tyre. Romani ka një thellim shumë të hollësishëm e të gjithanshëm në psikologjinë e personazhit kryesor, prej nga lexuesi hyn në shumë botë e realitete të tjera, që ndërthuren të gjithë me temën kryesore.

Diana Çuli

Detajet rreth librit
Autori Josif Papagjoni
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Roman

Numri i faqeve 344
Data e botimit Nëntor 2022
ISBN 9789928348210
Gjuha Shqip
Libër fizik
1600 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune