Shporta juaj është bosh
Lot qumështi
Tashmë kur ke në dorë përmbledhjen e dytë me poezi të autores Linda Dervishi, domosdo s’ke se si të mos bindesh plotësisht në karakterin e një krijueseje të guximshme. Teksa shëtit e kundron nëpër vargun e saj
përplot guxim, aq më tepër duke pasur në konsideratë penën e një gruaje të jashtëzakonshme, tashmë të vërtetuar nëpër publikimet e saj në rrjetet sociale, e në veçanti pas përmbledhjes së saj të parë “Melhem”, “Lot qumështi” vjen si një përmbushje e kësaj vazhdimësie, ku tundimet dhe shfaqjet erotike dhe përplot jetë nga ditari i zakonshëm i jetës dhe përjetimit, autorja vjen si nënndërgjegje për ta sfiduar një realitet, të cilin nga pak çdokush e ka brenda vetes, po rrallëkush këtë e shfaq kaq hapur, sidomos tek autorja-grua, që me dorën në zemër, na shfaqet si një guxim i përkorë dhe përmes saj autorja sfidon rrethin, duke e nxjerrë brendësinë e shpirtit kaq hapur sa shumëkush që synon të vargënojë në poezinë shqipe do të duhet ta marrë si model të të shkruarit.
Adem Xheladini
Autori | Linda Dervishi |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Kategoria |
Poezi |
Numri i faqeve | 128 |
Data e botimit | Nëntor 2022 |
ISBN | 9789928376220 |
Gjuha | Shqip |