Kohë astrale

Shtatë njerëz të gjendur rastësisht në qilarin e një lokali nate duke pritur fundin. Shpresat, ëndrrat dhe iluzionet e tyre shpalosin një botë të tërë distopike, nëpër të cilën veprojnë një çetë profetësh të etur për të krijuar një botë të re, por edhe revolucionarë romantikë të frymëzuar nga e kaluara, duke u rrekur të hapin një shteg drejt një shoqërie sa më të drejtë. Në mes të kësaj turbullire, spikasin edhe vizione mbi një të ardhme të largët të dominuar nga njerëz të modifikuar gjenetikisht që bien pre e marrëzisë së tyre; histori mbi heronj të së kaluarës që rreken më kot të ndryshojnë një realitet që nuk e mundin dot kurrë; ndodhi paranormale që paralajmërojnë pikërisht fundin e pritshëm. Romani “Kohë Astrale” i ka të gjitha, thriller, satirë dhe endje filozofike apo metafizike.

Detajet rreth librit
Autori Dritan Sulçebe
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Roman

Numri i faqeve 448
Data e botimit Nëntor 2022
ISBN 9789928376336
Gjuha Shqip
Libër fizik
1300 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune


Gjithashtu në E-book
1200 Lekë

I disponueshëm menjëherë