Shporta juaj është bosh
Historia e librit
Rrëfimi për shkrimin fillon në jug të Mesopotamisë, ku njëri ndër popujt më enigmatik në historinë njerëzore, sumerët, krijoi një civilizim të lartë. Pararendëse e librit me domosdoshmëri është shkrimi, por ne,në të vërtetë, nuk e dimë me siguri të plotë nëse pikërisht sumerët kanë qenë të parët, të cilët e kanë përsosur sistemin për paraqitjen grafike të mendimit, edhe pse në përgjithësi ky supozim konsiderohet më i pranueshëm. Me zhvillimin e shkrimit fillon realisht historia e librit, përfshirë edhe shpikjet e tjera të ndryshme si letra dhe printimi, dhe vazhdon deri në ditët e sotme moderne të shtypjes së librave.
Në veprën "Historia e librit", Aleksandar Stipçeviq fillon nga sumerët, që paraqet se historia më e hershme e librave në fakt i paraprin asaj që në mënyrë konvencionale sot quhet “libër”, por se nis me tabela, rrotulla dhe fletë papirusi.
Autori | Aleksandër Stipçeviq |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Kategoria |
Histori |
Numri i faqeve | 362 |
Data e botimit | Korrik 2000 |
ISBN | 99927-1-371-2 |
Gjuha | Shqip |