Shporta juaj është bosh
Të fortët
Pas shpalljes së Pavarësisë, në historinë mbi njëshekullore të shtetit shqiptar, ajo që shënon kthesën e madhe, si një ndryshim epokal në marrëdhëniet shoqërore dhe zhvillimet politike në vend, është dhe mbetet përmbysja e sistemit totalitar dhe zëvendësimi i tij me pluralizmin politik dhe demokracinë, produkt i revolucionit antikomunist i protestave studentore...
Ky libër nuk është thjesht pasqyrim i këtyre realiteteve, por dhe një aktakuzë për klasën politike të këtij tranzicioni të gjatë, mbi të cilën bie e gjithë përgjegjësia për mospërparimin e kërkuar të vendit dhe, ç’është më kryesorja, mbajtja e një standardi të ulët të nivelit intelektual të të zgjedhurve, çka ka prodhuar një klimë konflikti, që shpesh ka inkurajuar dhe lënë dritare të hapura, që “të fortët” e këtij vendi të mos ia kenë frikën shtetit dhe ligjit.
Autori | Panajot Zoto |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Kategoria |
Roman Letërsi shqipe |
Numri i faqeve | 176 |
Data e botimit | Mars 2023 |
ISBN | 9789928376367 |
Gjuha | Shqip |