Historiografi, risi, shformime

Historiografi, risi, shformime është vazhdim i librit Pas eklipsit letrar (2014), në rrafshe dhe për dukuri të tjera të letërsisë shqipe bashkëkohore.

Në fushën e historiografisë janë trajtuar disa koncepte dhe çështje themelore të letërsisë shqipe bashkëkohore: bashkëkohësia, metoda e realizmit socialist, disidenca, mjediset shoqërore kulturore të krijimit të saj, njësia kombëtare, bashkëjetesa mes realizmit, realizmit socialist, modernizmit, kritere të hartimit të historiografisë së letërsisë, periudhizimi, kohështrirja e kësaj periudhe. Risitë janë dukuri, që shënojnë dhe dallojnë njërën periudhë nga tjetra, përcaktojnë tiparet, arritjet e saj. Prej risive janë analizuar modernizmi bashkëkohor në poezinë dhe romanin shqiptar, epërsia e romanit në letërsinë shqipe, dukuria kryesore e bashkëkohëzimit me letërsitë e tjera europiane, analogjia, simbolika, alegoria, ironia, shumëformësia e trajtave rrëfimore në romane të Ismail Kadaresë, Vath Koreshit, Mehmet Krajës, Zejnullah Rrahmanit.

Prej shformimeve shoqërore, botëkuptimore, morale, estetike, letrare të metodës së realizmit socialist, në vitet 1945-1990, të mishëruara në jetë, veprimtari, veçanërisht në krijimtari janë analizuar dyzimi psiko-moral e letrar i shkrimtarit me pasojat edhe në disa vepra konkrete të Ismail Kadaresë, Petro Markos, Dhimitër Xhuvanit, Mehmet Myftiut, Koço Kostës. 

Detajet rreth librit
Autori Bashkim Kuçuku
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Studime

Numri i faqeve 416
Data e botimit Shtator 2019
ISBN 9789928277527
Gjuha Shqipe
Libër fizik
2000 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune