Shporta juaj është bosh
Nitroglicerinë
nitroglicerinë
në triadën time psikike
kam gjetur
shumë nitroglicerinë
shumë morfinë të simfonisë suaj
kam gjakun tuaj që shkruaj këto poezi
kam venat tuaja që më vështrojnë në çdo vegulli vetmie
kam nitratin tuaj të argjendtë në lotët e mi të lumturisë
kam glicerinën tuaj të parfumuar për zbutjen e dhimbjeve të mia
muzika juaj e pambuktë më nanuris e më vë në gjumë
netëve anemike dhe atrofike
kur muzika ime i ngjason një marshi funebër
kam shumë nitroglicerinë nga ju
për të normalizuar tensionin tim të brendshëm in situ
shoh dritën të shpërthejë mbi vernikun e diellit
kur gëlltis tabletat e nitroglicerinës (që m’i keni dhënë me kaq dashuri ndër vite)
pas sulmeve në zemër
ju dua, f. d.
Autori | Maklena Nika |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Kategoria |
Poezi Letërsi shqipe |
Numri i faqeve | 128 |
Data e botimit | Prill 2023 |
ISBN | 9789928376565 |
Gjuha | Shqip |