Marramendje tingujsh

Vëllimi poetik “Marramendje tingujsh” i autores Loreta Vaso është në vetvete një lëndë poetike që sillet si traktat shpirtëror i saj, për disa nga raportet universale të njeriut. Një ndër më dominantët në këto raporte është ai i mallit për të munguarit dhe të mërguarit, por jo distantët. Disa prej poezive janë asosacion i një pëshpërime vijuese, rrjedhëse dhe shumëngjyrëshe që të shtyn në një marramendje njeridashëse. Kjo vjen prej autores bijë dhe nënë, prej një zonje dhe zonjëze zemërndjeshme.

Libri “Marramendje tingujsh” ka një materie fjale, e cila mishëron edhe një raport tjetër të autores. Është fjala për raportin me visin, me toposin dhe hapësirën shpirtërore që zbulohet prej tij. Këtë hapësirë, poetja nuk e poetizon, por e sjell tekstualisht si imazh dhe hise peizazhi dhe dukurish, ashtu sikundër është, imponues dhe ftues në realitet.

Detajet rreth librit
Autori Loreta Vaso
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Poezi

Letërsi shqipe

Numri i faqeve 80
Data e botimit Maj 2023
ISBN 9789928376558
Gjuha Shqip
Libër fizik
500 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune