Dëshmitar në kohë historike - Ditari IX

Në Ditarin e Akademikut Rexhep Qosja trajtohen ngjarje, çështje, personalitete, probleme, dukuri, procese shoqërore, politike, letrare, artistike, shkencore, filozofike e kulturore, para së gjithash në Kosovë e në Shqipëri, por edhe në Jugosllavi e në botë.Vitet historike 1968 e 1981, formimi i partive, politika e tyre, formimi i UÇK-së, marrëdhëniet me Shqipërinë dhe qëndrimet e ndryshme politike e intelektuale ndaj Shqipërisë janë ngjarje me trajtim të posaçëm në këtë ditar. Nga ky Ditar zbulohet laboratori krijues i akademikut Rexhep Qosja, gjen analiza e vlerësime për ngjarje të njohura e panjohura deri më sot, për personalitete të njohur e më pak të njohur, për krijues letrarë e artistikë, për studiues të fushave të ndryshme shkencore, për kuadro të universitetit, për politikanë e shtetarë me të cilët është takuar gjatë jetës së tij, për gazetarë e publicistë. Galeria e personaliteteve për të cilët flet është jashtëzakonisht e pasur. Ditari i akademikut Rexhep Qosja, me një pjesë të madhe të tij, është historia e ngjarjeve, veprimeve, politikave, sjelljeve e qëndrimeve për të cilat deri sot nuk është ditur apo është shtrembëruar e vërteta: është historia e vërtetë e përpjekjeve shumëvjeçare për ndryshimin e fatit të mëparshëm historik të popullit shqiptar - për krijimin e shtetit të Kosovës, në të vërtetë për bashkimin kombëtar. Ditari i akademikut Rexhep Qosja është një histori e Kosovës në radhë të parë, por edhe e Shqipërisë, në të vërtetë një histori e brendshme e jetës kombëtare, kulturore e politike të popullit shqiptar. Për nga gjerësia e materialit që trajtohet dhe e përmbajtjes së tij, çështjeve, ideve, politikave dhe personazheve të trajtuara, Ditari i akademikut Rexhep Qosja ka karakter enciklopedik dhe mund të konsiderohet si histori e shqiptarëve e pesëdhjetë vjetëve të fundit.Ai do të jetë një vepër monumentale për nga vëllimi, cilësia dhe rëndësia e trajtimit të ngjarjeve për gjysmë shekulli duke mbetur një dëshmitar referues i rëndësishëm në kohë të vrullshme e historike të botës shqiptare në tri dekadat e fundit të shekullit të kaluar dhe fillimin fatlum të shekullit të ri.

Detajet rreth librit
Autori Rexhep Qosja
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Ditar

Numri i faqeve 664
Data e botimit Qershor 2023
ISBN 9789928376640
Gjuha Shqip
Libër fizik
2000 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune