Klaster alternativë për rritjen e konkurrueshmërisë në ekonomi

Punimi, ka trajtën e një monografie, pasi përqendrohet në një temë të veçantë, siç është ajo e “klasterave për rritjen e konkurrueshmërisë në ekonomi”. Ky punim vjen për botim në një kohë kur në ekonominë e vendit tonë vazhdojnë ende të mbizotërojnë mënyrat tradicionale të organizimit të ekonomive, të prodhimit dhe shpërndarjes.

Përmes një analize shkencore, që pasqyrohet qartësisht në punim, autorja argumenton epërsitë e klasterave, si mënyra menaxhimi, përqendrimi, bashkëpunimi dhe bashkëveprimi të aktorëve, që përfshihen në to, krahasimisht të një niveli shumë më të lartë për vetë avantazhet krahasuese dhe konkurruese që ato mbartin, ndaj mënyrave tradicionale.

Detajet rreth librit
Autori Dr. Sadete Patushi
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Studime

Ekonomi

Numri i faqeve 240
Data e botimit Shtator 2019
ISBN 9789928277305
Gjuha Shqipe
Libër fizik
1300 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune