Kolibri

Marko Karrera, protagonisti i romanit të ri të Sandro Veronesi-t, është zogu i njohur me emrin KOLIBËR. Jeta e tij ka pasur luhatje të vazhdueshme, por edhe rastësi fatale, me humbje mizore dhe me dashuri absolute. Nuk bie asnjëherë deri në fund: lëvizjet e tij janë të pandërprera dhe e ndihmojnë të qëndrojë pa lëvizur, në ekuilibër - edhe kur kjo nuk është e mundur - për të gjetur pikën ku rënia mund të ndalet në mënyrë që mbijetesa të mos jetë e barabartë me një jetë të paplotë.

Rreth tij, Veronesi ndërton personazhe të tjera të paharrueshme, që banojnë në një arkitekturë letrare të përsosur. Një botë e tërë, në një kohë të lëngshme, që shtrihet nga fillimi i viteve shtatëdhjetë deri te një e ardhme e afërt dhe mjaft e zymtë, ku papritmas do të shkëlqejë fryti i qëndrueshmërisë së Marko Karrerës: një vajzë e vogël, që quhet Miraixhin dhe do të jetë njeriu i ri.

Një roman tejet i fuqishëm për forcën therëse të jetës, që magjeps dhe mallëngjen lexuesin. Fitues i çmimit “Strega” në Itali.

Detajet rreth librit
Autori Sandro Veronesi
Shtëpia botuese Botimet Toena
Përkthyesi Erion Gjatolli
Kategoria

Roman

Letërsi e huaj

Fitues çmimesh

Numri i faqeve 352
Data e botimit Nëntor 2023
ISBN 9789928376886
Gjuha Shqip
Libër fizik
1500 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune