Shporta juaj është bosh
Pengjet e kujtesës
Libri i ri “Pengjet e kujtesës”, që Ersidi
po i paraqet lexuesit, është pa dyshim një stad i ri në krijimtarinë e tij. Në
vargjet e këtij libri, ka më shumë shqetësim e dashuri, më shumë sinqeritet e
dhimbje, më shumë qëndresë e brishtësi, më shumë fëmijëri dhe burrërim e si
rrjedhojë, më shumë figuracion e ndjeshmëri artistike. “Ti hyre në jetën time
si ëndërr në mesnatë,/Mes prekjeve të buta, mes dheleve të ngrohta./Godite në
zemrën time me shpatë të zjarrtë,/Imazhet e turbullta dhe fjalët e ftohta./Tani
pres të zgjohem nga ëndrrat e mesnatës,/Dhe të të gjej në brendësinë e fjalës.”
Kjo është poezia “Ti”, që vetëm me gjashtë vargje, rreth dyzet fjalë, si një
prizëm gjashtëfaqësh i cili na tregon lëvizjen, ëndërrimin, kënaqësinë,
përkujdesjen, goditjen e vetvetishme të dashurisë, hutimin dhe shkrirjen e
akujve të fjalëve, pritjen për të bindur veten dhe botën dhe për t’ia dhuruar
lexuesit gjithë këtë vorbull përjetimesh, të kondensuar në brendësinë e fjalës
poetike. Një rrëfim, një metaforë e plotë, njëqind ngasje e përjetime, që e
shoqërojnë për shumë kohë lexuesin e vëmendshëm.
| Autori | Ersid Karaj |
|---|---|
| Shtëpia botuese | Botimet Toena |
| Kategoria |
Poezi Letërsi shqipe |
| Numri i faqeve | 80 |
| Data e botimit | Nëntor 2023 |
| ISBN | 9789928376954 |
| Gjuha | Shqip |
































