Princi

“Princi” është vepra kryesore e Niccolo Machiavelli-t. Në të, autori kërkon të përvijëzojë karakteristikat themelore që duhet të kenë sovranët idealë. Kjo trajtesë përmban 26 kapituj dhe është shkruar në periudhën qershor-dhjetor 1513, periudhë ku autorit ishte tërhequr në jetën private, në pronën e tij në Albergaccio.

Vepra u botua më 1532. “Princi” u shkrua në një moment mjaft të vështirë të jetës së autorit, si dhe në një situatë politike dramatike për qytetin e Firences dhe të gjithë Italisë. Pas vdekjes së Lorenzo-s të “Madhërishëm”, më 1492, u prish ekuilibri i shteteve politike dhe filloi një periudhë e vështirë luftërash në Itali, të cilat sollën në fund pavarësinë e gadishullit Italian.

Në këtë klimë jo të qëndrueshme dhe pasigurie, Machiavelli vendosi të shkruajë këtë traktat për të treguar se si mund të themelohej një principatë tjetër solide në Itali.

Sipas tij, është e mundur të formulohen ligje të përgjithshme si për të vepruar politikisht ashtu edhe për sjelljen njerëzore, duke konsideruar se sjellja njerëzore nuk ndryshon kurrë. Ai pra, në këtë traktat, nuk tregon vetëm aksionin politik të një sovrani të përkryer, por u jep edhe indikacione praktike princave, duke konfrontuar eksperiencën e tij personale me atë historike, greke dhe romake.

Detajet rreth librit
Autori Niccolo Machiavelli
Shtëpia botuese Botimet Toena
Përkthyesi Ali Hashorva
Kategoria

Histori

Proza

Biografi

Letërsi e huaj

Numri i faqeve 192
Data e botimit Gusht 2019
ISBN 9789928277473
Gjuha Shqipe
Libër fizik
700 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune