Shporta juaj është bosh
Qyteti dhe patologjitë e jetës urbane
Në qendër të librit
vendosen problemet e qytetit, të jetës së përbashkët qytetare, duke i parë dhe
vlerësuar me optikën e sociologut. Të gjitha këto e bëjnë librin një “manual”
që të ndihmon në perceptimin e zhvillimeve dinamike të qytetit dhe
problematikave komplekse të jetës urbane.
Është rezultat i
angazhimit qytetar dhe intelektual dhe, pa dyshim, edhe i një veprimtarie e
pune studimore këmbëngulëse disavjeçare. Nuk është vetëm libër me dimension
teorik dhe me synime intelektuale e sociologjike, sepse lënda, përmbajtja dhe
struktura e librit është ndërtuar në mënyrë të tillë, ku të reflektohen jo
vetëm ide sintetike, që janë produkt i shumë analizave e refleksioneve
personale të autorit, por dhe synimi për të ndikuar në trajtë etike e empirike
për të gjitha problemet e zhvillimit të qytetit, përmirësimit të statusit të
qytetarit dhe dinamikës së jetës urbane. Ide dhe njohuri që janë aktuale,
pikërisht tani që ndodhemi në “zemër” të epokës tranzitore demokratike në
vendin tonë.
Autori | Gëzim Tushi |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Kategoria |
Studime Me temë shoqërore Shkencë |
Numri i faqeve | 400 |
Data e botimit | Korrik 2019 |
ISBN | 9789928277411 |
Gjuha | Shqipe |