Pëshpëritje britmash

Vetëm

 

Të endura momentet aviten,

sakaq vazhdoj të jetoj,

me një vetanalizë tren,

me sytë mbijetoj.

Është vërtet qesharak fakti,

arsyeja shoqëruese e pikëllimit.

Është ajër përreth,

është zjarr gjithkund.

Vetmia - një rreth,

ndjenja s’më tund.

Zhytem,

            sipërfaqësohem…

Si një lodër fëmije e harruar

                                        mbi valë,

askush s’po më dëgjon,

            askush s’po më ndien.

Ëndrra të zhuritura,

                        Të përhapura me valën.

    Të dallueshme fort sakaq,

porsi gurgullima e një burimi të qetë,

            si zhurma e vullkanit të shuar.

A s’është vetmia kjo?

            A s’është hyjnia,

                                    bukuria?!

Detajet rreth librit
Autori Fatmira Isufi
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Poezi

Letërsi shqipe

Numri i faqeve 96
Data e botimit Shkurt 2024
ISBN 9789928376961
Gjuha Shqip
Libër fizik
700 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune