Uni krijues dhe vepra

Intervista është një mënyrë komunikimi bashkëkohore universale nëpërmjet së cilës sqarohen drejtpërdrejt para të interesuarve probleme të caktuar. Të lexuarit dhe të parët me sy, të dëgjuarit me vesh të të intervistuarit, me anë të mediave, krahas popullarizimit, krijojnë intimësi dhe rritin përgjegjësinë e tij për ato që thotë, sepse, pas kësaj, do të jetë i ballafaquar me publikun. Shkrimtarët dhe artistët, të mbështjellë me një tis magjie, si pasojë qoftë e ndikimit të madh të veprave të tyre, qoftë e fantazisë subjektive të adhuruesve, me anë të bisedës bëhen “tokësorë”, të afërt, më të kuptueshëm, dhe, gjithsesi, më të mundshëm për t’u familjarizuar, prekur, pse jo edhe për t’u barazuar me ta.

Po intervistuesi, cili do të duhet të jetë? Cili është roli, ndihmesa e tij?

Detajet rreth librit
Autori Bashkim Kuçuku
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Studime

Numri i faqeve 283
Data e botimit Shtator 2019
ISBN 9789928277480
Gjuha Shqipe
Libër fizik
1500 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune