Shporta juaj është bosh
Dy gratë e një burri
Kemi të bajmë me nji shkrim linear, në
dukje fryt i nji eksperience ekzistenciale të barazpeshueme, por që ruen
shpërthime të paprituna gufimesh të brendshme, nëpërmjet të cilave regjistri
erotik mban gjithnji kursin letrar dhe nuk kthehet asnjiherë në ndjellje ndaj
lexuesit.
Këto rrëfime janë batica dhe zbatica
që në nji krah ekspozojnë dhe në tjetrin përmbysin interioritetin e pasun të
shkrimtares.
- Ardian Ndreca
Fiksioni artistik i kësaj autoreje të
talentuar disgresive, me këto proza të saj poetizimesh rrëfimesh impresioniste,
gjithë vesk të një narrative të re, të ngjall admirim e magjepsje.
Sepse fjalët, që janë thjesht guaska
të zbrazëta, pa muzikë, jetojnë kur këndohen, ngaqë fjalët janë trupi, kurse
muzika është fryma që kalon nëpër to.
Si muzika e bukur e fjalëve, e
frymërimit dhe frymëzimit të të kënduarit të tyre në këtë shpërfaqje narrative
prozodike, këngë jete e fuqie.
- Durim Çaça
Autori | Laura Olldashi |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Kategoria |
Tregime Letërsi shqipe |
Numri i faqeve | 288 |
Data e botimit | Prill 2024 |
ISBN | 9789928817235 |
Gjuha | Shqip |