Polina

Polina, romani i parë i shkrimtarit të famshëm dhe të pavdekshëm francez, Aleksandër Dyma, është historia prekëse e një konteshe të re, të bukur dhe të pasur, që fati rastësisht e lidh me një burrë që i vjedh pafajësinë dhe e detyron të heqë dorë nga rinia, nga familja, nga atdheu dhe nga identiteti i saj. Një histori e trishtë, e dhimbshme, që kryqëzohet me një tjetër histori dashurie të parealizueshme, karakteristikë e lirizmit dhe e romantizmit. Romani është ndërtuar mbi dy tregime të ngulitura në një të tretë, prej nga vijnë edhe ndryshimet e shumta të rrëfimtarit. Këto janë histori të kornizuara apo edhe histori të mbivendosura, çka lidhet me polifoninë narrative, me mjeshtërinë e autorit.  

Detajet rreth librit
Autori Aleksandër Dyma
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Romancë

Roman

Klasikë

Letërsi shqipe

Numri i faqeve 208
Data e botimit Prill 2024
ISBN 9789928817211
Gjuha Shqip
Libër fizik
1300 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune