Shporta juaj është bosh
Polina
Polina, romani
i parë i shkrimtarit të famshëm dhe të pavdekshëm francez, Aleksandër Dyma, është
historia prekëse e një konteshe të re, të bukur dhe të pasur, që fati rastësisht
e lidh me një burrë që i vjedh pafajësinë dhe e detyron të heqë dorë nga rinia,
nga familja, nga atdheu dhe nga identiteti i saj. Një histori e trishtë, e dhimbshme,
që kryqëzohet me një tjetër histori dashurie të parealizueshme, karakteristikë
e lirizmit dhe e romantizmit. Romani është ndërtuar mbi dy
tregime të ngulitura në një të tretë, prej nga vijnë edhe ndryshimet e shumta
të rrëfimtarit. Këto janë histori të kornizuara apo edhe histori të
mbivendosura, çka lidhet me polifoninë narrative, me mjeshtërinë e autorit.
Autori | Aleksandër Dyma |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Përkthyesi | Nonda Varfi |
Kategoria |
Romancë Roman Klasikë Letërsi shqipe |
Numri i faqeve | 208 |
Data e botimit | Prill 2024 |
ISBN | 9789928817211 |
Gjuha | Shqip |