Ne

Një novelë poetike me fillim dhe mbarim. Një dritare e hapur në jetën e dikujt dhe po aq e vërtetë sa ç’është e vërteta e jetuar. Një ndërthurje, bashkëbisedim dhe bashkëvuajtje, dhe pse ndarë në qenie të ndryshme, në një zgjatje kohe, e cila s’matet vetëm me sekonda, orë dhe ditë, por me një shtrirje ndjenjash, me degëzimet e tyre, në sjellje a gjendje shpirtërore, që lindën e lindin mendime në një varg të pafund, të lidhura ngushtë në ekzistencën njerëzore. Janë ndodhi, diku aty nga fundi i viteve ’70 dhe fillimit të viteve ’80, siç tregohet nga ato që u shkruan ditë pas dite, disa herë në ditë; letra, poezi dhe aty-këtu disa biseda në tejzë (telefon), që u shndërruan në një gjuhë krejt të re, ku fjalët s’ishin më shenja a mbartëse mendimesh. Është historia e dy njerëzve dhe e një maceje. E asaj që, pas kaq mijëvjeçarësh, ka mbetur e pandryshuar, si të ish një perëndeshë e Nilit, ajo që ruante Pemën e Dijes dhe të Jetës, pjesa femërore e çdokujt. Është një kërkim i vetes brenda vetes, për të zbuluar thjesht dhe për të zhveshur nga çdo e tepërt, ndjesi dhe gjendje shpirtërore si të ishin fletë të saposhkruara të një rrëfenje nga “Një mijë e një netët”.

Detajet rreth librit
Autori Besart Varfi
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Romancë

Novela

Poezi

Letërsi shqipe

Numri i faqeve 224
Data e botimit Gusht 2018
ISBN 9789928235886
Gjuha Shqipe
Libër fizik
800 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune