Shtëpia e zërave

Pietro Xherberi nuk është një psikolog si gjithë të tjerët. Ai është i specializuar në praktikën e hipnozës te fëmijët. Pacientët e tij të vegjël shpesh kanë pësuar trauma, kanë përjetuar ndodhi dramatike ose disponojnë të dhëna të rëndësishme në kujtesën e tyre të brishtë e që policia dhe prokuroria i shfrytëzojnë për hetime. Në këtë fushë, Pietroja është më i miri në tërë Firencen, ku njihet edhe si ai që përgjum fëmijët. Por, kur nga ana tjetër e botës i telefonon një kolege australiane dhe i rekomandon një paciente, Pietroja është i ndërdyshur dhe mosbesues. Hana Holl është e rritur. Në kujtesë, Hana ka të gjallë një vrasje, e cila mund të mos ketë ndodhur. Për të kuptuar nëse ai fragment i kujtesës përkon me të vërtetën apo nëse është iluzion, ajo ka nevojë të dëshpëruar për Pietro Xherberin. Sot Hana është e rritur, por kujtimi shkon larg në periudhën e fëmijërisë së saj. Pietroja duhet ta ndihmojë të nxjerrë në pah atë vajzën e vogël, e cila gjendet ende brenda saj, një vogëlushe me shumë emra, e mbajtur gjithë kohës larg të huajve e që bashkë me familjen jetonte e lumtur në një vend të magjepsur: te “Shtëpia e zërave”. Ajo vogëlushe dhjetë vjeçe ka parë një vrasës. Apo ndoshta jo vetëm e ka parë?! Mundet që pikërisht ajo të jetë vrasësja?!

Detajet rreth librit
Autori Donato Carrisi
Shtëpia botuese Botimet Toena
Përkthyesi Xhimi Lazri
Kategoria

Roman

Krim

Bashkëkohorë

Thriller

Mister

Psikologji

Letërsi e huaj

Numri i faqeve 336
Data e botimit Tetor 2024
ISBN 9789928817624
Gjuha shqip
Libër fizik
1500 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune